Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura

Nga Njesiti i Zjarrfikësve të Tetovës thonë se deri në orën 20:15 kanë intervenuar duke pompuar ujë nga 13 shtëpi në Reçicë të Vogël ku janë përmbytur oborret, bodrumet dhe katet përdhesë të objekteve.

“Shtëpi të përmbytura, garazhe, oborre dhe rrugë janë dëmet nga stuhia që ka përfshirë sonte Tetovën”, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Si pasojë e stuhisë, e cila është përcjellë me reshje shiu, breshër dhe bubullima, një pjesë e rrugëve janë përmbytur, veçanërisht afër kazermës në hyrje të Tetovës.

“Në rrugën përballë kazermës, garazhet dhe oborret janë të përmbytura, ndërsa pronarët po vendosin barriera të përshtatshme për të mbrojtur ujin nga hyrja në shtëpi”, thonë nga QMK.

Për shkak të vërshimeve të rrugëve në këtë pjesë të qytetit, Qmk thotë se qarkullimi është i vështirësuar.

Të dhënat e fundit nga DPHM deri në orën 20:00 tregojnë se në Tetovë kanë rënë 50 litra shi për metër katror.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share