Shiu I rrëmbyeshëm në Tetovë kishte zgjatur 45 minuta, kurse sipas njoftimeve të para, janë përmbytur pjesë të qytetit, kurse qytetarët bëjnë thirrje për ndihmë.
Nga Njësia e Zjarrfikësve të Tetovës kanë kërkuar të çkyçet rryma në gjithë qytetin për shkak të rrezikut nga goditja e rrymës ngase janë përmbytur bodrume të shumë shtëpive dhe objekteve.
“Në numrin e urgjencës 112 kanë mbërritur shumë denoncime nga qytetarët për bodrume të përmbytura. Për momentin vendosen kontaktet me EVN-në” – kanë njoftuar nga QMK-ja. /tvklan.mk/