Moti i lig në rajon: Përmbytje në Serbi dhe Kroaci!

SHËNOHEN NIVELE REKORDE TË LUMEJVE

Moti i lig I përcjellë me shira të rrëmbyeshëm, breshër dhe zbrazje elektrike goditi Zrenjaninin dhe Novi Sadin, percjell KlanM.

Mediat serbe njoftojnë se ujrat kanë përmbytur shtëpi dhe rrugët rajonale. Janë evakuar disa familje, kurse në Novi Sad dy persona janë lënduar. Ekipet e shpëtimit kanë punuar tërë natën, kurse niveli I ujit në pjesë të qytetit kishte mbërritur kuotat maksimale.

Shira të fuqishme dhe breshëri, sic percjell KlanM, kanë goditur edhe pjesët veriperëndimore të Serbisë në Kralevë, Kragujevac, Topollë, Arangjellovac dhe Baçka Pallankë. Meteorologët parashikojnë që vala e ujrave të lëviz drejt jugut, kurse moti jostabil është shkaktuar nga ciklonet e Mesdheut qendror.

Edhe Kroacia përballet me përmbytjet.

Situatë e vështirë, sic percjell KlanM, paraqitet në rajonet e Karllovacit dhe Kostajnicës.

Në komunën Novi Grad është shpallur situatë e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve.

Mediat kroate njoftojnë se niveli i lumejve në zonat më të goditura është rritur në 852 centimetra. Sipas tyre, asnjëherë nuk ka ndodhur që të gjithë lumejtë të kenë nivelin rekord të ujit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share