Moti i lig ndërpret rrymën në ndërtesën e Kuvendit

Deputetët pasdite vazhduan debatin për Qeverinë e re, që duhet të votohet më së voni deri në mesnatë, por seanca u ndërpre për shkak se moti i lig në Shkup kishte shkaktuar ndërprerje të rrymës elektrike në rajonin ku gjendet ndërtesa e Kuvendit.

Nga Kuvendi kanë thënë se seanca do të vazhdojë pasi të tjeklaohen problemet teknike që janë shkaktuar nga moti I lig.

Pjesë të Shkupit, sonte u përfshinë nga moti I lig të shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe shkarkime elektrike.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share