Moti i lig i përcjellë me erë të fuqishme, zbrazje elektrike dhe shira të rrëmbyeshëm përfshiu Shkupin, njofton KlanM.
Nga Qendra për Menaxhim me Krizat kanë njoftuar për drunj të rënë si pasojë e erës së fuqishme, në disa zona të Shkupit.
Pasdite moti i ngjashëm kaploi edhe Komunwn e Sarajit.
Drejtoria për Punë Hidrometereologjike paralajmëroi se pasdite dhe në orët e mbrëmjes, siç percjell KlanM, vende – vende do të ketë zhvillime të vranësirave jostabile me shi, breshër, bubullima dhe erë të përforcuar.
Metereologët, sic përcjell KlanM, thonë se për shkak të energjisë së madhe të akumuluar në atmosferë, lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të lig.
Përkeqësimi i motit, sipas metereologëve, është bërë për shkak të ndikimit të një mase të madhe të lagësht jostabile ajrore që vjen nga perëndimi dhe veriperëndimi. Gjatë fundjavës, sic percjell KlanM, sërish në shumë vende do të ketë mot jostabil.
Për momentin, pasi përfshiu pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, moti i lig lëviz drejt lindjes dhe do t`i përfshijë pjesët verilindore të vendit.
Stabilizimi kalimtar i motit pritet të hënën./KlanMacedonia