Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pjesën perëndimore të Bosnje e Hercegovinës, për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve.
Si pasojë e reshjeve të shiut për disa ditë radhazi këtë javë, në pjesën më të madhe të Bosnje e Hercegovinës lumenjtë dolën nga shtrati.
Gjendje e jashtëzakonshme u shpallë si masë parandaluese për t’u mbrojtur nga përmbytjet në disa qytete – raporton mediat në Bosnjë.
Gjendje më e rënduar raportohet në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit, ku janë mbyllur disa rrugë kryesore.
Mësimet janë pezulluar në shumicën e shkollave në atë pjesë vendit.
Në fund të vitit të kaluar, Bosnja u përballë më vërshime vdekjeprurëse, kur 27 njerëz humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut më 4 tetor.