Moti i lig: Dellçeva sanon dëmet – dhjetëra objekte të përmbytura!

AUTORITETET E KOMUNËS NË GJENDJE GATISHMËRIE

Moti i lig i përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër, dje pasdite përfshiu rajonin e Dellçevës, njofton KlanM.

Ishin shkaktuar përmbytje në rrugët në pjesët e poshtme të qytetit, kurse sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza janë denoncuar dhjetëra objekte të përmbytura.

Pamjet e rrjeteve sociale, sic njofton KlanM, tregojnë kataklizmë të vërtetë në këtë qytet, rrugë që duken si lumenj dhe automjete nën ujë. Moti i lig ka shkaktuar edhe ndërprerjen e rrymës elektrike.

Në një nga videot e shpërndarë në rrjetet sociale shihet rruga tërësisht e dëmtuar, sic thuhet, si pasojë e motit të lig.

Sot në mëngjes, sic njofton KlanM, ka vazhduar thithja e ujit nga bodrumet e shtëpive të përmbytura. Mbrëmë vonë në ndihmë kanë mbërritur zjarrfikësit nga Kavadari, Koçana, Berova dhe Makedonska Kamenica.

Për shkak të dëmeve të mëdha nga moti I lig, sic njofton KlanM, Komuna e Dellçevës në një seancë të jashtëzakonshme pritet të shpall vendimin për shpalljen e fatkeqësisë natyrore nga përmbytjet, kurse do të formohet edhe komisioni që do t`i vlerësojë dëmet. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share