“LUFTA” E FATIME SALIHIT PËR TË SHPËTUAR NGA UJI NË MES TË QYTETIT
E lumtur që po ec edhe një ditë tjetër. Njësoj si sot edhe mbrëmë, Fatime Salihi u nis për ti ndihmuar nënës së sëmurë. E kur u kthye…
Në vend se të ishte në shtëpi, ajo mbeti e ngujuar për dy orë në furgonin e një agjencia private për transport.
– Besoni shumë vështirë ka qenë. Ti me mbet dy orë në ujë, fëmijët duke bërtitur, duke qarë, deklaroi për tv KlanM Fatime Salihi.
Zonja Fatime edhe pse e traumatizuar, nuk ka opsion tjetër. Gjendja financiare nuk e lejon që të përdor mënyra tjera të transportit e edhe sot ajo e kishte patjetër të shkojë tek nëna e sëmurë.
– Tash kalova edhe… Edhe nuk e di. Se di! Veç Zoti që na ka ndihmuar.
– Me pas mundësi i kisha hy taksin edhe kisha shku te nëna, deklaroi për tv KlanM Fatime Salihi.
Edhe pse ka pengesa në lëvizje për shkak të sëmundjeve, gjëja e parë që Fatimes i binte në mend mbrëmë, ishte se si ta shpëtojë vajzën 15 vjeçare. Fatmirësisht, ajo është nënë edhe e një djali 22 vjeçar, i cili me të marr vesh lajmin, kishte ardhur për ti ndihmuar. /KlanMacedonia/