NË RMV NIVELI I LUMEJVE NËN MESATAREN – S`KA RREZIK PËR PËRMBYTJE!
Në Slloveni raportohet se disa lumej kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugë, bodrume dhe fusha. Kanë intervenuar ekipet e shpëtimit, kurse disa njerëz janë evkuar në rajonin Bovec për shkak të rrëshqitjes së dheut. Shërbimet njoftojnë se në disa rajone të Sllovenisë kishin rënë 378 litra shi në metër katrorë.
Shira të rrëmbyeshme janë shënuar edhe në pjesë të Kroacisë, ku janë regjistruar përmbytje në rajonin e Dalmacisë por edhe në vise tjera.
Në Serbi, Danubi ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa zona, kurse errërat e fuqishme kanë rrëzuar drunjtë dhe konstruksione të pullazeve.
Përkundër ndryshimeve drastike të motit, në vendin tonë nuk priten rreziqe nga përmbytje.
Sipas autoriteteve nivelet e ujrave të lumejve dhe liqejve mbeten nën mesataren dhe nuk priten probleme serioze me derdhjen e lumejve sikurse në Serbi.