Moti i keq goditet Kaliforninë

Autoritetet amerikane kanë urdhëruar evakuimin e mijëra banorëve

Moti i keq ka goditur shtetin amerikan të Kalifornisë duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Si pasojë, autoritetet amerikane kanë urdhëruar mijëra banorë të evakuohen. Siç mund të shihen edhe nga këto pamje shtëpitë, por edhe automjetet janë përmbytur pranë lumit Tule në qytetin Corcoran.

Pranë maleve Santa Cruz në veri të Kalifornisë, banorët u panë duke pastruar për të liruar akset rrugore të cilat u bllokuan nga pemët e rëna. Kjo situatë për ta është e pazakontë.

“Unë jeton në shtëpinë time për njëzet vite dhe kjo është hera e parë që po shoh rrëshqitje dheu. Kurrë nuk e kam përjetuar këtë.”

Meteorologët kanë paralajmëruar se pritet erëra deri në 121 kilometra në orë në jug të vendit. Prej kohësh ku shtet po vuan nga kushte ekstreme të motit. Gjatë muajit janar dhjetëra banorë humbën jetën për shkak të motit të ashpër.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share