Moti dëmton shumë prona/ QMK: 2388 thirrjë në 24 orët e fundit

Qendra për menaxhim me kriza bën të ditur që vetëm brenda 24 orëve të fundit në numrin e
emergjencës 112 janë regjistruar gjthsej 2388 thirrje. Reshjet e rrëmbyshme në mbarë vendin gjatë
ditëve të fundit kanë shkaktuar kaos dhe dëme në shumë vendbanimeve. QMK njofotn që dje stuhija
fillimisht ka goditur Tetovën, Shkupin dhe pastaj Kumanovën nga ku kanë pranuar njofitme për
shtëpi, objekte, pemë të rëna dhe shtylla elektrike.

“Dje stuhija ka goditur fillimisht Tetovën, Shkupin dhe pastaj Kumanovën dhe rrethinat e tyre.
Janë pranuar dhe vazhdojnë të pranohen disa njoftime për sipërfaqe të përmbytura, oborre,
bodrume, shtëpi, objekte, shtylla elektrike,makina të dëmtuara, dhe të ngjashme” – thone nga QMK.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë më shumë dëme ka pasur në Tetovë , Shkup dhe
Kumanov, nga ku thonë:

“Gjatë natës pas stuhisë që ka goditur rajonin e Shkupit janë dorzuar raporte për drurë të rënë dhe
degë të thyera 6, përçuesit e prishur, shtylla të rëzuara me kabllot elektirke dhe telefonike 4,
shtëpij të përmbytura 8, probleme në furnizimin e energjisë elektirke 4”.

“Gjatë stuhisë që ka goditur Komunën e Kumanovës, janë pranuar një numër i madh raportimesh
për pemë të rëna dhe përmbytje të rrugëve në disa lagje, si dhe për zona të përmbytura, oborre,
bodrume dhe shtëpi”

“Pas rreshjeve të dendura të shiut, janë marrë të dhëna për bllokimin e rrugës lokale në Vicë,
Kazerma e Tetovës e cila është e mbushur me ujë, në Reçicë kishte kanalizim të bllokuar , dhe një
sasi e madhe uji ka hyrë në shtëpi private nëpër oborre dhe bodrume” – thone nga QMK.

Kontaktuam edhe me EVN-në, për të pyetur për raportin që kanë pranuar nga qytetarët në lidhje me
dëmtimet në rrjetin e energjisë elektrike, por nga atje ende skemi marrë përgjigje. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share