Vizitorë vendas dhe nga rajoni, frekuentuan këtë fundjavë bregdetin e Durrësit dhe Vlorës
Temperaturat e larta që kanë shoqëruar qytetin e Durrësit në këtë fillim Tetori ka bërë që shumë pushues ti drejtohen plazheve të Durrësit.
Vera nuk ka mbaruar. Edhe muaji Tetor ka nisur me mot me diell dhe temperatura të larta. Këto kushte janë shfrytëzuar nga qytetarët të cilët i janë drejtuar bregdetit. Nuk janë vetëm banorë vendas, por edhe të ardhur nga shtet e rajonit. Ata thonë se koha është e përshtatshme për pushime në Durrës.
“Uji është super. Vij prej Gostivari, do të qëndrojmë një javë.”
“Shumë mirë ka qenë. Edhe me njerëz shumë edhe deti i pastër dhe sidomos tani akoma më mirë.”
“Koha është e mirë, uji është shumë i ngrohët dhe uji përqef dhe plazhi përqef. Është muaji më i mirë që po na duket pasi janë hequr edhe çadrat tani jemi pak më lirshëm.”
E njëjtë ishte situata edhe në bregdetin e Jonit. Qytetarë frekuentuan plazhet e Vlorës edhe këtë fundjavë. Kjo situatë është pasuar me shtim të lëvizjeve në rrugë duke sjellë trafik të rënduar.
Klan News