Mot sot në Maqedoninë e Veriut, me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell dhe kushte për reshje të dobëta shiu.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 26 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i vranët pjesërisht me diell dhe me erë të dobët të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 22 gradë Celsius.

Sipas paralajmëimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) në ditët në vijim do të mbajë mot i vranët dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme lokale me intensitet të ndryshueshëm. Nga e mërkura në vend pritet shi i rrëmbyeshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share