Donald Trump do të betohet si presidenti i 47-të në Rotundën e Kongresit amerikan.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale pasi që atë ditë (21 janar) parashikohet që të mbretërojë mot i ftohtë në Uashington.
Motit parashikohet të jetë nga -5 gradë Celsius deri më -13 gradësh.
Kjo është shumë më e ngrohtë krahasuar me inaugurimin e dytë të Reaganit, i cili u mbajt gjithashtu në Rotund, kur temperatura në mesditë arriti në -13 gradë ndërsa erërat gjatë pasdites e bënin të ndihej si midis -20 dhe -30 gradë Celsius.
Që nga ajo ditë në vitin 1985, temperatura gjatë betimit të një presidenti kanë rënë vetëm një herë: në vitin 2009, kur Barack Obama e mori betimin në një mot prej -2 gradësh.