NIS SHKRIRJA E DËBORËS NË VISET MALORE
Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore nga jugu, në vendin tonë vazhdon periudha e motit stabil, të thatë dhe me diell. Rritje lokale të vranësirave priten vetëm gjatë ditës së Hënë.
Në vendin tonë vazhdon periudha e motit stabil dhe me diell. Metereologët, sic percjell KlanM, thonë se do të mbretërojë mot i ngrohtë jo I zakonshëm për këtë periudhë të vitit.
Vetëm të hënën do të ketë rritje lokale të vranësirave, kurse temperaturat e mëngjesit do të shkojnë nga minus 3 deri në 4 gradë, kurse ato maksimale të ditës do të jenë mbi mesataren në intervalin nga 12 deri 21 gradë Celsius. Gjatë javës së ardhshme do të ketë rritje të temperaturave ditore.
Mbulesa e dëborës në viset malore dhe qendrat e skijimit është zvogëluar dukshëm. Në Kodrën e Diellit është rreth 30 cm. Metereologët, sic njofton KlanM, thonë se shtresa e dëborës edhe më tej do të zvogëlohet, për shkak të temperaturave të larta dhe ndikimit të një mase të ngrohtë ajrore nga jugu.
Por, pavarësisht shkrirjes së dëborës, Shërbimi i Zjarrfikësve të Ohrit përmes rrjeteve sociale, sic percjell KlanM, ka njoftuar se kanë intervenuar në dy raste për të evakuar qytetarë që iu ishin bllokuar automjetet nga bora gjatë vizitave në Galiçicë.
Ata kanë bërë thirrje që kompetentët të vendosin sinjalizime për ndalesën e trafikut në këtë zonë. /KlanMacedonia/