RAJONI ËSHTË GODITUR NGA MOTI I LIG
Maqedonia e Veriut gjendet nën ndikimin e një mase jostabile të ajrit që ka rezultuar me mot të ndryshueshëm dhe jostabil me shira të përkohshme të rrëmbyeshme dhe erë të përforcuar jugore. Lokalisht, priten reshje më intensive me mbi 25 litra në një metër katrorë.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike, nesër gjatë ditës pritet zvogëlimi I vranësirave kurse do të fryejë erë e përforcuar nga drejtimi verior që do të ndikojë në uljen e ndjeshme të temperaturave ditore.
Gjatë javës së ardhshme pritet mot stabil me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit dhe ditës që do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.
Ndryshe I gjithë rajoni është përfshirë nga moti I lig me reshje të rrëmbyeshme të shiut që kanë shkaktuar dëme materiale.
Në Shqipëri, Situata më e rënduar për momentin paraqitet në Tropojë, aty ku autoritetet kamë njoftuar se dëmet janë të mëdha si pasojë e shiut të pandërprerë prej dy ditësh.
Si pasojë e reshjeve të shiut, në Komunën e Gjakovës dhe Rahovecit është raportuar për vërshime, që kanë shkaktuar dëme materiale.
Moti I lig ka kapluar edhe Kroacinë. Reshjet e breshërit kanë shkaktuar dëme të shtëpive në Çazma dhe Bikovac kurse në rajonin e Osijekut erërat e fuqishme me mbi 120 kilometra në orë, kanë shkaktuar ndërprerje të rrymës, drunj të rrëzuar dhe madje edhe automjete të rrokullisur nëpër autostrada.
Ndërkohë në Slloveni ka rënë borë prej 10 centimetrash në rajonin e Triglavit në 2.515 metra lartësi mesatare. Autoritetet njoftojnë se temperaturat kanë rënë në minus 4 gradë Celsius./KLanMacedonia