Mot i keq në SHBA/ Shkon në 16 numri i viktimave

Një  sërë stuhish të  forta që janë shtrirë që  nga Arkansas e deri  në Ohio  kanë qënë shkak I  përmbytjeve të mëdha  .

Tenesi  është shteti I goditur më rëndë nga moti I keq ku  10  viktima janë regjistruar në të gjithë pjesën perëndimore të vendit .

Dy persona humbën jetën  për shkak të përmbytjeve në Kentaki, sipas guvernatorit të shtetit Andy Beshear, duke përfshirë edhe një fëmijë.

“Përmbytjet kanë arritur nivele rekord në shumë komunitete,” shkroi guvernatori i Kentakit,në mediat sociale të shtunën, duke u kërkuar banorëve  që të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Qindra rrugë në të gjithë shtetin ishin të pakalueshme për shkak të përmbytjeve, pemëve të rrëzuara ose rrëshqitjeve të  dheut.

Sipas mediave lokale dhe autoriteteve 2 persona kanë humbur jetën në Misuri , një në Indiana dhe një  pesëvjeçar u gjet i pajetë në një shtëpi në Little Rock, Arkansas.

Ndërkohë moti I keq pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.Shërbimi kombëtar I motit lëshoi paralajmnërime për tornado në Tenesi dhe misiisipi.

Në mars stuhihte e forta në Midëest dhe jug të shba I morën jetën 40 personave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share