Mot i keq në Milano, stuhia përmbyt aeroportin e Malpensës

Një stuhi me erë të fortë dhe reshje të dendura shiu ka goditur rajonin e Lombardisë në Itali, duke nxjerrë jashtë funksioni për aeroportin e Malpensës.

Me pistën e përmbytur, disa fluturimeve u është anuluar nisja, ndërsa avionët që duhet të uleshin kanë devijuar drejt aeroporteve të tjera.

Stuhia e fortë preku kryesisht zonat e Vareses, Busto Arsizio dhe Gallarate. Gjithçka ndodhi rreth orës 10:30 dhe reshjet e dendura u ndalën rreth orës 12:00. Në pak më shumë se 80 minuta sipas autoriteteve ranë rreth 64 mm shi duke mbuluar pistat.

Përmbytje pati edhe brenda Terminalit 1, por aeroporti nuk u paralizua plotësisht. Në total, nga stuhia u prekën 27 fluturime, me disa prej avionëve që u sollën vërdallë mbi qiellin e Piemontes, Lombardisë dhe Emilia Romagna-s, ndërsa të tjerë u ulën në aeroportet e Linates, Bergamos, Torinos dhe Venecias.

Për shkak të reshjeve intensive ka pasur përmbytje edhe në rrugën shtetërore 336, e cila është mbyllur për qarkullim në drejtim të Malpensës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share