Sëfundmi shtetet janë përplasur për çështjen e emigracionit
Në Ankara ministri i Jashtëm, George Gerapetritis u prit nga homologu i tij turk Hakan Fidan. Misioni i Gerapetritis dhe Fidanit është që të përgatisin terrenin dhe të përcaktojnë rendin e ditës në mënyrë që takimi i radhës ne OKB i dyti brenda dy muajsh mes liderëve të Greqisë Mitsotakis dhe Turqisë Erdogan të mos dështojë.
Kjo është një përpjekje për të vendosur mirëkuptim mes Athinës dhe Ankarasë.
Dallimet mes të dy shteteve janë të mëdha sepse Turqia ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e Greqisë mbi disa nga ishujt e Egjeut ku pretendohet se ka naftë e gaz. Të dyja palët vijojnë misionet e kërkimit në atë zonë që i përket mesdheut lindor.
Pas tërmeteve në Turqi, pati një përmirësim të klimës greko-turke pasi Athina dërgoi ekipe shpëtimi dhe ndihmë humanitare.
Emigracioni është problemi i ri që kërcënon të rikthejë dyshimet në marrëdhëniet greko-turke. Në ditët e fundit të Gushtit, pothuajse çdo ditë, 400-500 emigrantë, duke nisur me varka të ndryshme nga brigjet e Turqisë, arrijnë në ishujt e Egjeut për të kërkuar azil.
Klan News