Ura e Krimesë rihapet pjesërisht pas shpërthimit, Rusia pretendon sulme nga dronët ukrainas në gadishull
Rusia nisi një valë të re sulmesh ajrore në Ukrainën jugore, duke dëmtuar infrastrukturën në portin e Detit të Zi të Odesës. Sulmet në Odesa, qytet kyç për eksportet e grurit të Ukrainës, vijnë një ditë pasi Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja për të lejuar eksportin e sigrut të drithërave, duke refuzuar të zgjasë marrëveshjen.
Rusia gjatë natës gjithashtu nisi një sulm në rajonin e Mikolaiv, duke përdorur dronë të prodhuar nga Irani që shkaktuan një zjarr. Nga ana tjetër, vetë Rusia fajëson Ukrainën për sulme të reja në gadishullin e Krimesë. Autoritet ruse pretendojnë se janë shkatërruar 17 dronë dhe se 11 të tjerë janë çaktivizuar me mjete elektronike.
Incidenti vjen pas sulmit në urën e Krimesë, i cili shkaktoi dëme serioze dhe ndërpreu trafikun e makinave por tashmë trafiku rrugor është rihapur pjesërisht. Të hënën, dy shpërthime dëmtuan urën, e njohur gjithashtu si Ura e Kerçit lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë ku gjetën vdekjen 2 persona dhe u plagos një tjetër.
Klan News