Moska lëshon fletarrest për rusen e kapur në Shqipëri

FOTOGRAFJA SVETLANA VALERYEVNA TIMOFEYEVA AKUZOHET PER SPIUNAZH

Fotografja Svetlana Valeryevna Timofeyeva e akuzuar për spiunazh në vendin tonë do te duhet qe te pergjigjet edhe para gjykates ne Moske e cila ka leshuar nje flete arresti per te. 33 vjecarja Timofeyeva akuzohet se në mënyrë të paligjshme ka siguruar informacion të klasifikuar në listën e personave që kërkon nëpër botë.

Një gjykatë në Moskë ka lëshuar fletarresti për Svetlana Valeryevna Timofeyeva, të dhënat personale të së cilës përkojnë plotësisht me të dhënat e një vajze ruse që është ndaluar në Shqipëri, nën akuzat për spiunim.

Gjykata e distriktit Meshçasky e ka akuzuar Timofeyevan se në mënyrë të paligjshme ka siguruar informacion të klasifikuar në listën e personave që kërkon nëpër botë.

Emri i saj i plotë dhe data e lindjes – 19 mars 1989 – që janë përmendur në gjykatë lidhur me Timofeyevan, janë të dhëna të njëjta sikurse të fotografes ruse, Svetlana Timofeyeva, e cila po ashtu njihet si Lana Sator. Ai njihet si fotografe e fabrikave funksionale dhe atyre të braktisura, dhe i publikon në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ka mbi 250 ndjekës.

Timofeyeva dhe dy bashkepunetoret e saj, njëri rus, Mikhail Zorin, dhe tjetri ukrainas, Fedir Mykhaylov, janë ndaluar më 20 gusht në fabrikën e armëve në Gramsh e hapur në vitin 1962 ku prodhohen pushkë të llojit AK-47 dhe armë tjera.

Ne Gramsh është ndalur prodhimi i armëve pas rënies së komunizmit më 1990 dhe më pas ka nisur shkatërrimi i armëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share