Moska dhe Kievi intensifikojnë sulmet

Rusia zmbraps sulmet në Belgorod, Stoltenberg: Nuk i takon Moskës të ketë veto kundër zgjerimit të NATO-s

Një vajzë, nëna e saj dhe një grua tjetër u vranë gjatë një sulmi me raketa ruse në Kiev.

Përtej kufirit, në qytetin perëndimor rus të Shebekino, bombardimet plagosën tetë persona dhe dëmtuan disa ndërtesa. Belgorod ka qenë nën sulm të vazhdueshëm ndërsa Moska ka drejtuar gishtin drejt Ukrainës si përgjegjëse për sulmet. Sulmet në kufi po nxiten nga vetë Rusia e cila po kërkon të destabilizojë vendet pro perëndimit dhe vendet anëtare të NATO-s.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat e saj zbrapsën forcat armike pranë qytetit perëndimor të Shebekinos, duke vrarë 30 luftëtarë ukrainas dhe duke shkatërruar katër automjete të blinduara, ndërsa qindra fëmijë, gra dhe të moshuar u evakuuan.

Nga samiti me liderët europianë në Moldavi, presidenti Volodymyr Zelenskiy ushtroi presion që Ukraina të ishte pjesë e aleancës ushtarake të NATO-s dhe përsëriti apelin e tij që avionët luftarakë perëndimorë të forcojnë ushtrinë e tij.

“Ukraina është gati të jetë në NATO.  Mendoj se garancitë e sigurisë janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për Ukrainën, për fqinjët tanë, për Moldavinë, për shkak të Rusisë dhe agresionit të tyre jo vetëm në Ukrainë por edhe për pjesë të tjera të Evropës.”

Ndërsa aleatët diskutojnë për garancitë e sigurisë për Ukrainën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, u shpreh se Moska nuk mund ta ndalojë Ukrainën që të bëhet anëtare e NATO-s.

“Të gjithë aleatët pajtohen se u takon aleatëve të NATO-s dhe Ukrainës që të vendosin kur Ukraina të bëhet anëtare. Nuk i takon Moskës të ketë veto kundër zgjerimit të NATO-s.”

Gjithashtu edhe ministri i Jashtëm i Estonisë u kërkoi aleatëve t’i ofronin Kievit një rrugë të qartë për në NATO dhe t’i siguronin asaj garanci të forta pas luftës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share