Statusi martesor i Adele ka qenë një ndër thashethemet e internetit përgjatë këtij viti. Teksa 2023 i afrohet mbylljes, këngëtarja i ka heshtur vetë zërat duke konfirmuar se është Znj. Rich Paul. Ose ndoshta ai është Z. Adele.
Njoftimi erdhi në formën “alla Adele”, pa një lajmërim për mediat apo një postim të mirëmenduar në Instagram. Këngëtarja u gjend në publik gjatë shfaqjes së fundit “stand up” të mikut të saj, komedianit Alan Carr.
Gjatë shfaqjes, Carr pyeti publikun nëse ndonjëri ishte martuar kohët e fundit dhe Adele thirri “Unë!”, deklaruan disa prej të pranishmëve.
Detajet se ku dhe kur kanë ndodhur betimet nuk dihen ende, por që prej Shtatorit Adele i referohet agjentit sportiv si “bashkëshorti”. Madje ajo ka shprehur edhe dëshirën për fëmijë të tjerë. “Nuk kam qenë kurrë e dashuruar kështu. Jam e fiksuar me të. Dua më shumë fëmijë”, tha ajo gjatë një interviste në vitin 2022./tvklan.al