Montana, shteti i parë amerikan që ndalon TikTok

Zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësimin se Kina mund të përdorë të dhënat e përdoruesve

Ligjvënësit në shtetin amerikan të Montanës kanë dhanë miratimin përfundimtar për një projekt-ligj që ndalon TikTok në pajisjet personale. Projektligji, u miratua me një votim me 54 pro dhe 43 kundër.

Montana është shteti i parë që ndalon aplikacionin popullor në pronësi të kompanisë kineze ByteDance në SHBA për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Projektligji ndalon dyqanet që t’u ofrojnë përdoruesve mundësinë për të shkarkuar aplikacionin.

Nëse projektligji nënshkruhet nga guvernatori Greg Gianforte, ky vendim do të hyjë në fuqi në Janar të vitit të ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera kanë kufizuar tashmë TikTok nga pajisjet qeveritare për shkak të frikës se Kina mund të fitojë akses në të dhënat e përdoruesve.

TikTok ka mohuar të ketë ndarë ndonjëherë të dhëna me qeverinë kineze dhe ka bërë me dije se kompania nuk do ta bënte këtë edhe nëse i kërkohej.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share