Nën sloganin “Të bashkuar, me guximë dhe të zëshëm!”, Partia Liberal Demokrate (PLD) sot në Shkup do të mbajë kongresin e 8-të ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë.
Kandidat për lider të PLD-së është Monika Zajkova, nënkryetare e partisë dhe deputete në përbërjen aktuale parlamentare.
Nga PLD, kanë njoftuar se mysafirë special nga jashtë vendit si dhe mbështetës të PLD-së në kongres është paraparë të mbajnë fjalime edhe Roman Jakiq, kryetar i Rrjetit liberal të Evropës Juglindore, Liljana Tangi anëtare e Lëvizjes “Përpara!” deputete në Asamblenë kombëtare në Francë, Hakima El Haite, kryetare e Internacionales Liberale dhe Ilhan Quçuk, eurodeputet gjithashtu raportues i vendit, lider i Liberalëve evropianë – ALDE, përfaqësues i partisë bullgare LDL.
Në kongres përveç delegatëve do të marrin pjesë edhe përfaqësues të ftuar të partive politike nga vendi dhe jashtë si dhe bashkëpunëtorë të PLD-së.