Momenti kur raketa izraelite godet një ndërtesë në Bejrut

Edhe sot kanë vazhduar me sulmet e tyre forcat izraelite në drejtim të shtetit të Libanit.

Një kalimtar i rastësishëm ka kapur momentin kur një raketë goditi një ndërtesë në Bejrut.

Ndërtesa në kryeqytetin libanez u shemb për toke brenda disa sekondave, shkruan skynews.

Sulmi erdhi 40 minuta pasi një zëdhënës i Forcat Mbrojtëse të Izraelit lëshoi një paralajmërim se në dy ndërtesa dyshohet se strehonin “objektet e Hezbollahut” ishin shënjestruar në periferinë jugore të Ghobeiry.

Forcat Ajrore goditën pikërisht në momentin kur po fillonte konferenca për shtyp e Mohammad Afifit, kreu i zyrës së shtypit të Hezbollahut.

Ndryshe, nuk raportohet për viktima të menjëhershme pas sulmit të fundit izraelit. /Telegrafi/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share