Në fund të protestës, drejtuesit e saj kërkuan nga tubuesit që të ndiznin një qiri për viktimat që sipas tyre u vranë nga dora e shtetit, në oborrin e Kryeministrisë.
Kjo bëri që protestuesit të çanin kordonin e policisë dhe të hidhnin bojë në drejtim të mureve të Kryeministrisë. Në të njëjtën kohë një pjesë tjetër e qytetarëve nisën të ndezin qirinj.