Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden , dje e pati një moment të sikletshëm kur e kuptoi e se e ngatërroi himnin shtetëror të Indisë me atë shtetit të vet.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, kishte shkuar dje për vizitë në Shtëpinë e Bardhë dhe Biden kishte dalë për ta pritur në ceremoninë që ishte organizuar.
Në momentin kur kishte për t’u intonuar himni Biden e vendosi dorën në zemër, por tek disa momente më vonë e kuptoi se dorën e ngriti për himnin e gabuar, pra atë të Indisë.
Pas kësaj, në një video të publikuar në mediat amerikane shihet se Biden e ulë dorën ngadalë, shkruan Ëashingtonexaminer, trasmeton Klankosova.tv.
View this post on Instagram