23 persona mbetën të vrarë nga një raketë e lëshuar nga ushtria ruse të enjten në qytetin Vinnytsia në Ukrainë.
Raketa u lëshua nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi. Të paktën 100 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Rusia tha se sulmi kishte në shënjestër ushtrinë ukrainase.Por pamjet e kamerave të sigurisë në rrugë tregojnë qytetarët që vrapojnë të tmerruar për të shpëtuar nga shpërthimi i raketës në qendër të qytetit.
Fuqia shkatërruese e raketës së lëshuar nga nëndetësja ruse rrëzoi përtokë këmbësorët dhe ata qytetarë që lëviznin me biçikletë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e konsideroi Rusinë një shtet terrorist dhe kërkoi që Perëndimi të ashpërsojë sanksionet nga Kremlinit.
/tvklan.al