Ky është momenti kur një futbollist arrestohet gjatë një ndeshjeje – ndërsa pak më parë ai kishte shënuar një gol.
Lojtari hyri në lojë në minutën e 52-të me ekipin e tij, Baglan Dragons, kur rezultati ishte 3-1 në ndeshjen e luajtur në JD Cymru South kundër Cwmbran Celtic.
Pasi asistoi dy gola dhe shënoi një tjetër, 31-vjeçari e çoi skuadrën e tij drejt një triumfi të ngushtë 4-3 në ndeshjen e ligës së Uellsit të nivelit të dytë.
Por pasditja e tij përfundoi pesë minuta nga koha kur dy policë dolën në fushë dhe i vendosën prangat.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, spektatorët dukeshin duke bërtitur fjalë inkurajimi për lojtarin, përpara se ta duartrokisnin jashtë fushës.
Posteri e kishte mbishkrimin e videos: “Vetëm një lojë e rastësishme në ligat e Uellsit”.
“Një djalosh futet në fushë, shënon një gol dhe jep një asistim. Më pas arrestohet në minutën e 85-të. Vetëm në Uellsin Jugor”.
Pas lojës, një menaxher i zhgënjyer i Cwmbran, Simon Berry, tha për incidentin: “Fair play ndaj tij, ai doli në fushë dhe e transformoi plotësisht lojën”.
“Ai asistoi në dy golat që e barazoi rezultatin dhe më pas shënoi fituesin. Ai luajti shumë mirë për 20 minuta dhe më pas mbërriti policia dhe e mori atë”.
“Kishte një ndërprerje për tre minuta në lojë dhe Baglan u detyrua ta zëvendësonte para se të largohej”.
“Ishin disa minuta të çmendura, pak surreale. Nëse ata do të vinin pak më herët për të para se të luante, ne mund të kishim mbajtur epërsinë tonë”, shtoi ai. /Telegrafi/