SHKEPUTET DERA E DALJES SE EMERGJENCES GJATE FLUTURIMIT, BOEING 737-9 MAX BEN ULJE EMERGJENTE
Pasagjerët në një avion të linjës ajërore Alaska Airlines përjetuan momente terrori kur një dritare u shkëput pak para ngritjes së avionit.
Avioni ishte nisur nga Aeroporti Portland për në Ontario, Kaliforni me 177 persona në bord kur u detyrua të bënte një ulje emergjente.
Pamjet tronditëse nga brenda avionit i cili ishte i ri dhe iu dorëzua linjës ajrore nëntorin e kaluar tregojnë pasagjerët të cilët janë në panik.
Në një deklaratë për shtyp shefi ekzekutiv I komapnisë Ben Minicucci tha se avioni do të kthehet në funksion vetëm pas inspektimeve të mirëmbajtjes dhe sigurisë, të cilat pritet të përfundojnë gjatë ditëve të ardhshme.
Pas incidentit drejtuesit e kompanisë vendosën të ndalojnë përkohësisht flotën prej 65 avionësh që të fluturojnë ./KlanNews
GAZETARE: XHUANA LIKA
Un vuelo de Alaska Airlines se ve obligado a realizar un aterrizaje de emergencia en Portland el viernes por la noche después de que una ventana explotara en el aire. pic.twitter.com/YE5fJF5zWi
— Wall Street Wolverine (@wallstwolverine) January 6, 2024