Molliqaj këshillon: Kurtin mos e këqyrni çka thotë, por çka bën

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, vlerëson se takimi i sotëm i kryeministrit Albin Kurti me pesëshen diplomatike evropiane dhe amerikane ka tretur pozicionin e krijuar pas sulmit në Banjskë.

“Këshillë: Kurtin mos e këqyrni çka thotë, por çka bën! A ju kujtohet 24 shtatori? E deklaratat që prodhoi? – se si kjo ngjarje e zbuloi dhe e dëshmoi Serbinë. Dhe se pas kësaj nuk vazhdohet me konfigurimin e vjetër të dialogut? Bota e pa”, nis një postim i Molliqajt.

“Mbani mend  edhe ato deklaratat për ndërmjetësuesit e anshëm, njëri më shumë se tjetri. Se si ky Lajçaku është tejet i anshëm?”.

Sipas tij nga takimi i sotëm kanë dalë dy dorëzime dhe një pranim.

“Lajçaku u takua pa asnjë kusht, ani pse nuk u kursye asnjë fjalë kundër tij. Dhe krejt në fund, u pranua oferta e sotshme nga pesëshja, e cila më tepër për nga ritmi, sesa për nga përmbajtja, do të dallojë nga e kaluara. Intensiteti vetëm sa është rritë pas ngjarjeve në veri, sepse është ky kryeministër që e ka rikthyer Kosovën në çështje sigurie, duke iu qasur veriut me polici (rend dhe ligj) që imponon një shtypje dhe përjashton një komunitet nga të drejtat politike. Tani kemi për ta parë nevojën për siguri si alibi që proceset të marrin formë. Tani do të qartësohet frika jonë ‘tension për asociacion’”.

“Ju që duartrokitët triumfin (e dyshimt) në Banjskë, por me besimin që ajo ngjarje do t’i ndryshojë rrjedhat, sot Kurti ua ngriu buzëqeshjet duke fshirë origjinën e kësaj ndjenje”.

Tutje Molliqaj thekson se Kurti është treguar politikan i vogël.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share