Kombëtarja shqiptare do të luajë si gjithmonë që kur është vënën në urdhrat e trajnerit Sylvinho me formacionin 4-2-3-1.
Në portë konfirmohet titullar Etrit Berisha. Në mbrojtje Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Ramadani dhe Asllani do të luajnë në mesfushë para mbrojtjes.
Ndërkohë nga krahët Sylvinho i ka besuar sërish Asanit e Seferit. Bajrami do të jetë pas sulmuesit të avancuar që nga minuta e parë do ta nisë Sokol Cikalleshi.
Shqipëria do të ndeshet me Moldavinë në orën 18:00.