Modriqi drejt largimit nga Real Madridi

Luka Modriq dëshiron që  të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit, kur t’i përfundon kontrata aktuale pas 12 vjetëve.

Modriqi pritej që të largohej në sezonin e shkuar por e rinovoi kontratën edhe për një sezon tjetër. Kështu që ujdia aktuale do të skadojë në qershor të vitit 2024.

38-vjeçari nuk është duke luajtur si titullar këtë sezon dhe kjo është normale duke pasë parasysh moshën e tij.

Sipas medieve në Spanjë, mesfushori kroat mund t’i bashkohet një klubi në Ligën Saudite. Për klubet saudite, mosha dhe performanca nuk është një faktor i rëndësishëm për një lojtar.

Ata janë të interesuar për lojtarë klasë që ta bëjnë ligën atraktive.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share