Modriq: Nuk e di ku i gjeti arbitri tetë minuta shtesë

Ikona kroate, Luka Modriq, ka kritikuar arbitrin për vendimin që ta vazhdojë ndeshjen me Italinë për tetë mintua. Italia shënoi golin e kualifikimit në minutën e 98-të.

Modriqi është deklaruar me lot në sy.

“Nuk e di çka të them. Futbolli ndonjëherë është i ashpër dhe sonte u dëshmua kjo. Nuk e di ku i gjeti arbitri tetë minuta për ta vazhduar lojën. Nëse duhet të biesh, duhet në këtë mënyrë. Nuk është ndonjë ngushëllim. Nuk kemi dyshuar në tifozët, e kemi ditur se janë prapa nesh. Gjithnjë janë këtu, i falënderoj. Më vjen keq që nuk fituam dhe të kualifikohemi. Por është kështu si është. Do të shohim se a është koha për lamtumirë, tani nuk është moment të flasim për këtë”, ka thënë Modriq për televizonin kroat.

Ai u shpall më i miri i ndeshjes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share