Arabia nuk bind Luka Modric, kroati akord verbal me Real Madrid, rinovim me një tjetër sezon
Luka Modric dhe Real Madrid do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një vit. Mesfushori ka bindur drejtuesit për të zgjatur kontratën që i skadon në qershor, kjo si shpërblim për performancën e treguar këtë sezon. Në moshën 37-vjeçari, kroati do të vazhdojë të mbajë numrin 10-të të Realit të paktën deri në fundin e sezonit të ardhshëm. Në aspektin sportiv të klubit, ky rinovim nuk është i mirë për skuadrën spanjolle, pasi mosha e futbollistit nuk afron siguri.
Trajneri Carlo Ancelotti është shprehur se do të jetë e vështirë për të gjetur një zëvendësues të Modric si edhe për Kroos, të dy në skadencë kontrate, por që u bindën për të rinovuar. Dyshja ka qënë gjithmonë efikase sa herë që skuadra ka pasur nevojë, duke qënë stabël dhe dhënë kontributin e duhur në fitoren e titujve me Real Madrid.
Luka Modric do të ketë mundësinë për të luajtur sezonin e tij të 12-të me spanjollët, e ku do tejkalonte shifrën e mbi 500 ndeshjeve. Performancë që kroati e kurorëzoi edhe me çmimin individual të “Topit të Artë”. Interes për 37-vjeçarin kishte nga Arabia Saudite, me Al Nassr që kërkoi ta bind me një ofertë neto prej 25 milionë eurosh në sezon.
Klan News