Moderatores i bie të fikët gjatë debatit mes Truss e Sunak

Debati i fundit i lidershipit konservator midis Rishi Sunak dhe Liz Truss nuk shkoi ashtu sikurse ishte parashikuar.

Moderatores Kate McCann e cila drejtonte këtë debat i ra të fikët gjatë transmetimit. Teksa Sekretarja e Jashtme Liz Truss po shpjegonte detaje të reja në lidhje me planet e saj nëse zgjidhet kryeministre, u ndal papritur pasi u dëgjua një përplasje e fortë.

Të dy kandidatët zbritën nga podiumet ku ishin vendosur dhe i erdhën menjëherë në ndihmë Kate Mçann. TalkTv në një deklaratë më vonë në Twitter bëri të ditur se gjendja shëndetësore e saj është e mirë dhe i kërkoi falje të gjithë audiencës.

Prezantuesja e TalkTV duhej të bashkë-organizonte debatin së bashku me redaktorin politik të “The Sun’, Harry Cole, por ai u tërhoq pasi rezultoi pozitiv me Covid. Para se të ndalohej, në debatin e fundit televiziv midis dy kandidatëve po diskutoheshin ulja e taksave, gjendja e shërbimit kombëtar shëndetësor në Britani si dhe rritja e kostove të jetesës.

Ata kishin qenë gati të fillonin një debat konstruktiv mbi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën por ai u anulua për shkak të incidentit që ndodhi në studio.

Truss tha se vendosja taksat për sistemin shëndetësor kombëtar që do të ndihmonte në pastrimin e mbetjeve të Covid-19 duhet të hiqet pasi mund të financohen përmes taksimit të përgjithshëm. Sunak përcaktoi gjithashtu planin e tij për kujdesin shëndetësor, i cili përfshinte rritjen e numrit të qendrave të komunitetit për trajtim dhe diagnostikim.

Sekretarja e Jashtme shtoi se rritja ekonomike nuk është në shifrat e duhura dhe plani i tij për të rritur taksën e korporatës vitin e ardhshëm do ta çonte ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar në recesion. Sondazhet tregojnë se Truss është më e preferuara mes 160,000 anëtarëve të Partisë Konservatore, të cilët në fakt do të zgjedhin fituesin e mundshëm. Anëtarët do të mund të votojnë me postë ose formular online në fillim të Gushtit deri më 2 Shtator, me një rezultat që do të shpallet në 5 Shtator.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share