MMJPH: Me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane do të përmirësohet menaxhimi i ujërave nëntokësorë si burim kyç në kushtet e klimës së ndryshueshme

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova dhe ambasadorja e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, SH.S. Veronique Hulmann morën pjesë dhe mbajtën fjalimet e tyre në ngjarjen hyrëse për zbatimin e Programit për menaxhimin, përdorimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

”Sot jemi këtu në fillimin e një bashkëpunimi tjetër, këtë herë drejtuar sigurimit të menaxhimit të qëndrueshëm të ujërave nëntokësorë si një burim i një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por edhe në përgjithësi për mbijetesën e ekosistemeve, veçanërisht në kushtet ku janë të dukshme pasojat e ndryhimit të klimës” – theksoi ministrja Shukova në fjalimin e saj hyrës.

Ajo sqaroi gjithashtu se Programi për menaxhimin, përdorimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësorë është konceptuar në bazë të parimeve të koncepteve dhe qasjeve moderne të menaxhimit të ujërave nëntokësorë, të cilat fokusohen në zbatimin efikas dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve.

”Presim mbështetje nga Programi për vendosjen e menaxhimit afatgjatë, shumënivelësh dhe sistematik të ujërave nëntokësorë, që do të mundësojë menaxhim të përbashkët, efektiv dhe transparent të burimeve ujore nëntokësore – tha ministrja Shukova, duke shtuar se për zbatimin e suksesshëm nevojiten veprime të koordinuara në disa drejtime, duke përfshirë miratimin dhe zbatimin e plotë të kornizës legjislative për ujërat dhe direktivat përkatëse të BE-së, si dhe investime të vazhdueshme në edukimin e ekspertëve të ujërave nëntokësorë” – të cilët do të jenë një shtytës kryesor drejt menaxhimit të qëndrueshëm të ujërave nëntokësorë në Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorja e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, SH.S. Veronique Hulmann theksoi se Zvicra gjatë njëzet viteve të fundit ka investuar në vendin tonë për të përmirësuas qasjen në ujë të pijshëm, financimin e objekteve për pastrimin e ujit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Me këtë program të ri do të mbështesim Maqedoninë e Veriut në përmirësimin e menaxhimit, përdorimit dhe mbrojtjes së ujërave nëntokësorë në mënyrë të qëndrueshme dhe transparente – tha ajo.

Qëllimi i Programit është të mbështesë Maqedoninë e Veriut në vendosjen e një menaxhimi afatgjatë, shumë nivelesh dhe sistematik të ujërave nëntokësorë, dhe të përmirësojë kapacitetet e shërbimeve shtetërore, 0fruesve të shërbimeve dhe shoqërisë civile për të zbatuar dispozitat për një kornizë të integruar në menaxhimin e ujërave në përputhje me të drejtën e BE-së për mjedisin jetësor.

Mjetet totale të planifikuara për realizimin e Programit janë në shumë prej 530 mijë franga zvicerane. Programi është konceptuar si një program dhjetëvjeçar dhe zbatimi i fazës së parë duhet të përfundojë brenda dhjetorit 2027.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share