MMJPH: Edhe qyteti i Ohrit po merr një stacion monitorimi për cilësinë e ajrit

Ekipi i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor filloi me vendosjen e stacionit të ri të monitorimit automatik të cilësisë së ajrit të ambientit në qytetin e Ohrit. Stacioni po vendoset në bulevardin “Turistiçka”, në afërsi të qendrës sportive “Kliment Koleski”.

Me këtë vendosje të stacionit të monitorimit, ndotja e ajrit të ambientit në komunën e Ohrit do të monitorohej nga aspekti i ndotjes nga djegia e derivative për ngrohjen e objekteve të banimit dhe atyre administrative, veçanërist për shkak të drejtimit dominues të erës nga ana veriore e Ohrit, me pjesën e trafikut të përfshirë, për shkak të afërsisë me bulevardin Turistiçka.

Stacioni monitorues do të jetë pjesë e rrjetit shtetëror për monitorimin e cilësisë së ajrit të ambientit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që aktualisht numëron 21 stacione matëse dhe një mobil, secili me nga gjashtë instrumente për monitorimin e parametrave të ndryshëm.

Vlera e stacionit të monitorimit është rreth 100.000 euro, ndërsa fondet janë siguruar nga buxheti i Ministrisë. Pritet që stacioni matës të testohet dhe të funksionojë plotësisht deri në mes të nëntorit.

Përmirësimi i Sistemit Shtetëror të Monitorimit, zgjerimi i tij me stacione të reja matëse dhe instrumente matëse, si dhe qasje në informacione nga matjet përmes ueb-faqes së MMJPH-së është në përputhje me objektivat kryesore strategjike dhe sigurimin e qasjes së vazhdueshme në informacione rreth mjedisit jetësor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share