Mjeti me të cilin udhëtonte ra në humnerë të enjten, vdes shoferi në Shqipëri

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Gjelosh Rushja, i cili u aksidentua ditën e enjte në Dukagjin.

Gjelosh Rushaj ishe duke u kthyer me kamionin e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i Njësisë Administrative Pult të Dukagjinit, por fatkeqësisht mjeti me të cilin udhëtote ra në humnerë.

Pas ngjarjes së rëndë, ai u dërgua me anë të helikopterit në Spitalin e Traumës, por për shkak të plagëve të marra përkunder përpjekëve të mjekëve nuk arriti t’i rezistojë plagëve të marra.

I plagosuri është vëllai i Pjetër Rushajt, i cili humbi jetën në Nëntor të vitit të kaluar pasi makina me të cilën udhëtonin u mor përpara nga uji i rrëmbyeshëm (Lexo më shumë)./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share