Mjetet e fituara nga Qeveria për projekte! Visar Ganiu me akuza të rënda për ish-shokët e tij nga BDI!

2.7 milion euro ka fituar komuna e Çairit nga Qeveria për projekte që do të realizohen në këtë komunë. Se ku do të harxhohen këto mjete dhe cilat do të jenë projektet që do të realizohen ka treguar i pari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në një intervistë për Klan Maqedoni.

Mes tjerash Ganiu ka thënë se me këto mjete pritet të rikonstruohen numër i madhë i rrugëve dhe infrastrukturës nëntokësore në çdo lagje të Çairit, duke filluar nga lagjja Dizhon, e në të gjitha lagjet tjera.

Shton se është paraparë edhe zgjërimi i rrugës “Ferid Murad” po edhe heqja e semaforit në këtë rrugë dhe vendosja e një rreth rrotullimi. Thotë se si komunë janë munduar që të dërgojnë projekte sa më shumë për të shfrytëzuar mundësinë për të marrë sa më shumë mjete nga Qeveria.

“Vetëm në lagjen Dizhon ne kemi 18 rrugë për rikonstruim të infrastrukturës nëntokësore, kanalizimi atmosferik, ujsjellësi, e kështu me rradhë. Gjithashtu kemi dmth tek lagjja e Saat Kullës 10 rrugë që duhet të bëjmë rikonstruimin, tek lagjja e Serovës kemi dy rrugë, Seravë dhe Sauk Çeshme. Gjithashtu me mjetet nga ministria e planifikimit hapsinorë kemi edhe tek lagjja Duqanxhik tre rrugë”, tha Visar Ganiu.

Thotë se mjetet janë siguruar dhe zbulon edhe metodologjinë e punës, sipas Ganiut, Komuna është ajo që do t’i shpallë thirrjet kurse mjetet kompanive do tua ndajë Qeveria.

“Sipas metodologjisë që e ka bërë Qeveria, ne i shpallim thirrjet por kuptohet në bazë të punëve që i bëjnë, specifikacionet i dorëzojmë në Qeveri, Qeveria do i lëshoj mjetet. Kështu që mjetet apo kredia është e siguruar dhe në atë mënyrë dmth do të jemi, do të funksionojmë në atë mënyrë sepse edhe ashtu Qeveria e ka planifiku për ti shpërnda mjetet”, deklaroi Visar Ganiu.

Derisa lëvdon Qeverinë aktuale, për dështimet dhe mos realizimin e projekteve të premtuara, Ganiu akuzon ish pushtetin dhe ish ministrat shqiptar.


“Kam premtu bashkë me ish ministrat të cilat nuk e panë të arsyeshme që për katër vite Komunës së Çairit t’i ndajnë vetëm 1 milion euro, as pa funksionuar as gjashtë muaj me gjithë fillimin dhe vështirësitë si Qeveri e re në komunën e Çairit do të bëhen investime afër 5 milion euro me buxhetin e 2024-tës, kurse në buxhetin e vitit 2025 është parashifen edhe 7 milion tjera për komuna”, tha Ganiu.

I pari i Çairit, foli edhe për zgjërimin e rrugës së famshme, “Çairçanja” edhe për këtë, Ganiu akuzon ish pushtetin, thotë se ka pasur një propozim edhe për kryetaren e qytetit të Shkupit.

“E ftoj kryetaren e qytetit të Shkupit të mi jep ingerencat ne do i bëjmë me Buxhetin tonë vetanak të komunës zgjërimin e rrugës dhe rikonstruimin e asaj rruge sepse ka nevojë edhe për rikonstruim, dmth kur e bëjmë zgjërimin planifikohet komplet tjetër trasë edhe normal edhe infrastruktura nëntokësore ndryshon. Komplet ne do e bëjmë me gjithë eksproproime edhe pasi ta mbarojmë, ta lëshojmë në mënyrë teknike ne do të ja kthejmë në mirëmbajtje qytetit të Shkupit, por edhe për këtë nuk më është përgjigjur”, u shpreh Ganiu.

Edhe për mos realizimin e projektit të garazheve të premtuara në fushatën 2017-2021, i pari i Çairit, Visar Ganiu, ka akuzuar ish pushtetin.

Ndryshe, ditë më parë zëvendëskryeministri Mexhiti njoftoi se Qeveria ka ndarë mjete për ndërtimin e parkingut nëntokësorë tek sheshi Skenderbeu. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share