Mjeshtri arteve marciale Bekim Nuhija me djalin Arbinin presin suksese të mëdha në “German Cup 2024”   

Mjeshtri i arteve marciale 49 vjeçari nga Reçani i Gostivarit Bekim Nuhija i cili jeton dhe vepron në Rottendorf të Gjermanisë vazhdon pa ndërpre përgatitjet për garat e radhës me ekipin “Black Belt Center “ në Rottendorf për turneun e 16 marsit në Karate&Kick boks“German Cup”  që do të mbahet në Wertheim që organizohet nga  Asociacioni I Arteve Marciale.

Me padurim presim fillimin e këtij turneu prestigjioz në artet marciale Karate & Kick Boks”. Unë do të prezantohem me më të mirët e ekipit tim dhe pres rezultate të mëdha. Këtë e them me përgjegjësi të madhe duke u bazuar në punën dhe djersën e derdhur” tha mjeshtri i  arteve marciale Bekim Nuhija i cili posedon Brezin e Zi Dan-VI..

 Në mesin anëtarëve të shumtë në e atyre që janë pjesë e klubit është edhe i biri i Bekim Nuhiut, 14 vjeçari Arbini i cili posedon Brezin e Zi Dan-1  “Përkundër moshës shumë të re Arbini ka fituar të gjitha titujt e mundshme në kategorinë tij në garat  ndërkombëtare dhe jo vetëm me moshat e reja por edhe me senior në Low Kontakt dhe Semi Kontakt. Ai është një kampion i vërtet i arteve marciale. Prandaj pres nga Arbini edhe në Kupën e Gjermanisë të shënon suksese të larta” tha  ai Bekim Nuhija

Në Turneun  prestigjioz  në “German Cup 2024” do të garon edhe vet Bekim Nuhija, përkundër moshës së tij 49 vjeçare. “Po patjetër  se do të mare pjesë  por jam i sigurt se do të fitoj edhe trofe nga ky turne ndërkombëtar në konkurrencë me   garuesit më të mirë botërorë të arteve marciale” tha mjeshtri I  sporteve  marciale Bekim Nuhija.

Kujtojmë se Bekim Nuhija në karrierën e tij ka të fituara qindra  trofe  të cilat i ruan me krenari  në shtëpinë e tij në Gostivar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share