“Mjeku” Fevziu si asnjëherë më parë në studion e “Opinion”

Studentët e Mjekësisë ishin të ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Opinion”. Ata i dhuruan gazetarit Blendi Fevziu emblemën e mjekut, bluzën e bardhë.

Ishte një prej studenteve që ia dha Fevziut në studio dhuratën, të cilën ai e veshi menjëherë duke e parë në drejtimin emisionit si asnjëherë tjetër, por me bluzën e bardhë të mjekut.


Jugerta Banushaj: Jam Jugerta Banushaj, jam nga Tirana dhe ne në fakt kemi sjellë sot për ju emblemën e fakultetit dhe profesionit tonë që është përparësja e bardhë.

Blendi Fevziu: Ma jep këtu një herë. Ia kam marrë edhe një herë doktor Halim Kosovës.

Jugerta Banushaj: Në fakt përparësja e bardhë është emblema e gjithë sakrificave që ne bëjmë jo vetëm gjatë viteve të shkollimit, por edhe gjatë viteve të profesionit me tërë peripecitë të cilat hasim dhe mendoje mirë nëse duhet të studiosh mjekësinë sepse do të duhen 11 vite që të marrësh diplomën.

Blendi Fevziu: Jo, unë nuk e studiova.

Jugerta Banushaj: Hoqe dorë që nga…

Blendi Fevziu: Si dukem Iris sepse nuk po pyes Markun?

Mark Marku: Të shkon.

Jordan Daci: Shumë shpejt do duhet ta veshim prej vërteti.

Blendi Fevziu: Sipas doktor Solisit para 4 vjetësh në emisionin tim tha po nuk morët masa për mjekët do t’jua bëjnë gjilpërat gratë në shtëpi se nuk do ketë më infermier me kalimin e viteve në Shqipëri. Kjo çështje që në atë kohë dukej si shaka, tani po kthehet në një çështje shumë të mprehtë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share