Mjekët amë në protestë përpara FSSH

FSSH: QËLLIMI I PËRSHKRIMIT RACIONAL TË BARNAVE RREGULLOHET ME RREGULLORE

Mjekët amë sot në shenjë revolte protestuan para objektit të FSSH-së. Кјо pasiqë javë më parë moren porosi nga Fondi i Shëndetësisë se kanë tejkaluar recetën e barnave dhe se do i nënshtohen sanksionit për të njejtën gjë.

Filip Darakallski si mjek i ri dhe me ambicje të mëdha për të punuar në vend thotë që është tepër sfiduese për të, të punoj si mjekë i përgjithshëm.

“Është vëtetë sfidë për mua të jem mjek i përgjithëshëm ku realisht hasë çdo ditë raporte të ndryshme nga specialistë dhe në anën tjetër po në të njejtën kohë jam i kufizuar në dhënien  e udhëzimeve shtesë domethënë duke dashur ta dergoj pacientin tim me udhëzim unë nuk mund ta dergoj. P.sh, nëse unë si mjekë i përgjithëshëm mund të bëjë radiodiagnostikë për pacientët më kufizohet nëse duhet të bëjë diçka më shumë” – tha Filip Darakallski, mjekë amë.

Për protestën e sotme të mjekëve amë kanë reaguar edhe nga Fondi Shëndetësor duke potencuar se përshkrimi racional i barnave ka më shumë se 10 vite në fuqi, dhe se qëllimi i përshkrimit racional i barnave rregullohet me Rregullore.

“Reagimi i mjekëve amë është për qëllimin e përshkrimit racional të barnave i cili ka më shumë se 10 vite  në fuqi dhe për shkak të të cilit një pjesë e kapitacionit zvoglohet nëse ndonjë nga mjekët amë e tejkalon atë. Qëllimi i përshkrimit racional të barnave rregullohet me Rregullore e cila përcakton vëllimin e barnave që mund të përshkruajë secili mjekë amë në raportë me numrin e pacientëve që i ka caktuar” – thonë nga FSSH.

Nga Fondi Shëndetësor  shtojnë se janë duke bërë përllogaritje dhe analiza për të parë pse ka ardhur kjo situatë dhe nëse arsyejet janë objektive apo subjektive dhe sipas asaj përllogaritje të marrë do të veprohet në mënyrë që të mos dëmtohet askush. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share