Komunikacioni në akset shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa, nëpër disa rrugë të lagështa. Për shkak të paraqitjes së mjegullës në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit ka dukshmëri të zvogëluar prej 40 deri në 50 metra.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe ngasje të kujdesshme të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe grykat, ku ka mundësi për shembje të dheut. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë
Nga 25 nëntori filloi obligimi ligjor për posedimin e patjetërsueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht gjendjes momentale të motit.