Mjalti, metoda natyrale e rekomanduar nga ekspertët për trajtimin e kollës akute

Instituti i Shëndetit Publike në Mbretërinë e Bashkuar ka nxjerrë një udhëzim të ri që promovon përdorimin e mjaltit si një alternativë natyrale dhe efikase për trajtimin e kollës akute. Ky udhëzim, shpjegon se mjalti ofron lehtësim të simptomave të kollës që shfaqen si rezultat i infeksioneve të rrugëve respiratore.

Rekomandimi vjen si një ndryshim i rëndësishëm në qasjen mjekësore, veçanërisht për të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 5-vjeçare, duke u dhënë përparësi metodave natyrale në krahasim me antibiotikët, të cilët janë të kufizuar në efektivitetin e tyre kundër infeksioneve virale dhe mund të shoqërohen me efekte anësore të padëshiruara.

Ekspertët britanikë vënë në dukje se antibiotikët duhet të rezervohen për raste kur rreziku i komplikacioneve serioze është i lartë dhe kur infeksioni është me origjinë bakteriale. Kjo qasje e re synon të reduktojë rezistencën e baktereve ndaj antibiotikëve, një problem në rritje që po sfidon efektivitetin e trajtimeve ekzistuese.

Kolla akute, e cila zakonisht zgjat disa ditë ose javë, është një simptomë e zakonshme e infeksioneve të rrugëve të sipërme respiratore, si të ftohurit ose gripi. Mjalti, i cili mund të konsumohet i vetëm ose i kombinuar me çaj dhe lëng limoni, ofron një zgjidhje të shëndetshme dhe të thjeshtë për të lehtësuar këtë gjendje të bezdisshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share