Mitsotakis shtron darkë për liderët e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria e ftuar në nivel presidenti, por Begaj mungon

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së të rajonit do të jenë mbrëmjen e së hënës në Athinë në krah të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Ftesës së kryeministrit grek i janë përgjigjur pozitivisht presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ai i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës Albin Kurti, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo. Shqipëria, e ftuar në nivel presidenti, nuk do të përfaqësohet. Burime nga Presidenca i thanë Klan Neës se Presidenti Begaj ka një axhendë tjetër.

Siç thuhet në ftesën e kryeministrit grek viti i ardhshëm do të jetë i një rëndësie vendimtare për përparimin e rajonit e më të gjerë kur bëhet fjalë për procesin e integrimit europian, veçanërisht në kontekstin e agresionit rus ndaj Ukrainës, gjë që ka ndikuar plotësisht në stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian por edhe më gjerë.

Bazuar edhe në dokumentat e miratuara nga liderët evropianë që nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, Greqia ka si objektiv strategjik të saj integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, për të garantuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë.

Liderët nga shtetet e rajonit që synojnë anëtarësimin në BE shkojnë në Athinë edhe me synimin për të përshpejtuar rrugën e integrimit te tyre në familjen evropiane.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share