Mitrovicë e Veriut/ Ura mbi Ibër që ndan Veriun nga Jugu!

Pëllumbat simbolizojne paqen. Por ura e Ibrit ende e ndan Veriun nga Jugu e që simbolizon ndarjen ndëretnike në këtë  pjesë të Kosovës.

Një ditë me parë zëvendësdrejtori I Policisë së Kosovës në stacionin veri Veton Elshani ka thënë se shumë shpejtë do të hapet ura mbi Ibër.

Elshani sot nuk pranoi të fliste për këtë ceshtje por tha se si polici janë të gatshëm të zbatojnë cdo urdhër që u  vjen nga lart.

Në muajin prill te vitit të kaluar Kuvendi Komunal I Mitrovicës së Veriut kishte marrë vendim për hapjen e kësaj ure.

Sipas një ujdie në Bruksel, ura do të duhej të ishte e hapur për qarkullim të plotë më 20 janar 2017.

Financuar nga BE pas revitaliizimit të urës së Ibrit parashihej edhe parku I quajtur I  paqes

Aktualisht ura e Ibrit ështe e hapur vetem per kembesor.

Barrikadat e para në këtë urë janë vënë në vitin 2011 nga ana e serbëve lokalë. Qëllimi ishte t’i kundërvihen shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veri.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share