QYTETARËT FAJËSOJNË POLITIKËN – NUK PRESIM TRAZIRA MË 1 SHTATOR
Në prag të 1 shtatorit kur edhe pritet që të zbatohet vendimi i qeverisë për masa reciprociteti për dokumentet serbe dhe cështjen e targave, diplomatët evropian dhe ata të SHBA-së janë duke bërë përpjekje për të mos u përshkallëzuar situata.
Qytetarët serb të veriut po shpresojnë për gjetjen e një zgjidhje. Thonë se ata që po e pësojnë më së shumti janë vetë qytetarët që jetojnë në veri, qoftë serb apo shqiptar.
Jovan Jovanoviq qytetar nga Ferizaj e që ka mbi 20 vjet që jeton në veri të Mitrovicës, thotë se duan të jetojnë të qetë dhe të gjitha këto situata po i krijon politika, në Prishtinë dhe Beograd.
Mu si qytetar politika nuk më intereson, unë dua të shkoj ku të dua, të bëj cfarë të dua, edhe në anën time (veri) edhe në anën tuaj (jug) mua nuk më intereson politika. Fajtor politika, shqiptarët, serbët, krejt bota, kush po heq, ne qytetarët.
Njëjtë mendon edhe nenad Ignjatoviç nga nga Zvecani.
Jo nuk pres që të ketë trazira, populli nuk janë të padijshëm…Këto vendime i marrin kryesorët, këta (Kurti, Vuciq) janë lojtar të vegjël. Dua që të jetojmë të qetë, jetë normale, kur bisedoj me shokët shqiptar halli ynë është si të fitojmë para për të jetuar, jo të kemi luftë mes vete.
Por nuk përgjigjen direkt nëse do të pranojnë targat RKS.Ndërsa në veri të Mitrovicës ka afishe të shumta kundër vendimit të qeverisë që pritet të zbatohet më 1 shtator.
NENAD IGNJATOVIÇ – QYTETAR SERB NGA ZVEÇANI
A e dini si, si Serbia që nuk e pranon Republikën e Kosovës edhe ti disa shtete, e gjitha është politike.
Për të zëvendësuar targat serbe me ato të Kosovës serbët e veriut nuk do të kenë nevoj fare që të paguajnë për to.
Për të gjetur një zgjidhje kompromisi në mënyrë që zbatimi i vendimit të qeverisë të mos has në rezistencën e serbëve lokal, emisarët e BE-së dhe SHBA-së gjatë kësaj jave kanë qëndruar në Prishtinë dhe beograd. Bisedimet duket të kenë qenë të vështira andaj pritet të vazhdojnë edhe ditët në vijim.