Mitrevski: Vizita ime konfirmim për mbështetje të fuqishme të RMV-së për Ukrainën

KREU I PARLAMENTIT TË RMV-SË NË KIEV

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, me rastin e përvjetorit të dytë të fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës ka qëndruar sot në Kiev. Ai u prit nga kryetari i Radës supreme të Ukrainës, Rusllan Stefançuk. Në seancë të posaçme të kuvendit të Ukrainës, në fjalimin e tij drejtuar deputetëve dhe mysafirëve Mitreski tha se vizita e tij, paraqet konfirmim të mbështetjes së fuqishme dhe të paluhatshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Ukrainën, në të gjitha fushat. Mitrevski tha se vlerat demokratike do të mposhtin agresionin dhe bashkëpunimi do të orientohet drejt bisedimeve për një standard më të mirë të jetesës, prosperitet dhe zhvillim, si dhe për bashkëpunim dhe shkëmbim kulturor.

Në të njëjtën kohë, le të dërgojmë një mesazh po aq të fortë se bota demokratike është e bashkuar në mbështetjen e Ukrainës në luftën për drejtësi, mbrojtjen e territorit të saj dhe mbrojtjen kundër oreksit perandorak të fqinjit të saj”, tha Jovan Mitrevski.

Mes tjerash Mitrevski potencoi se edhe pse agresioni rus kundër Ukrainës është një paralajmërim për paqen dhe lirinë, nuk duhet lejuar që kjo të shkatërrojë vullnetin e popullit ukrainas për të rezistuar dhe për të luftuar për sovranitetin e tyre territorial. Mitreski përfundoi duke shprehur bindjen e tij se, bota demokratike do t’i dalë përballë sfidës dhe do të mbështesë Ukrainën në rrugën e saj drejt një të ardhme të lirë dhe të pavarur./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share